Autoshkolla.org

Ballina › Udhëzues › Vazhdimi i patentës, patenta e humbur dhe patenta ndërkombëtare

Vazhdimi i patentës, patenta e humbur dhe patenta ndërkombëtare

Përditësuar: tetor 2026

Të gjitha këto shërbime kryhen në Qendrat për Pajisje me Dokumente të MPB-së. Taksa e rregullt është 15 €, ndërsa procedura urgjente kushton 50 € më shumë.

Vazhdimi i patentës

  • Patenta origjinale
  • Letërnjoftimi (ose leja e qëndrimit)
  • Certifikata mjekësore
  • Mund të aplikosh vetë ose përmes një personi të autorizuar

Patenta e humbur ose e vjedhur

  • Njofto Policinë e Kosovës brenda 30 ditësh
  • Raporti i policisë
  • Letërnjoftimi

Patenta e dëmtuar

  • Patenta e dëmtuar dhe një kopje e saj
  • Letërnjoftimi

Ndryshimi i të dhënave

Për ndryshim emri ose të dhënash tjera sill dëshminë nga organi kompetent dhe letërnjoftimin.

Patenta ndërkombëtare

Kushton 15 €. Patenta e Kosovës duhet të ketë edhe së paku 6 muaj afat. Mund të aplikojë edhe një person i autorizuar me autorizim nga noteri ose gjykata.

Ndërrimi i patentës së huaj

Për patentë nga vendet e BE-së aplikon personalisht dhe sjell përkthimin e certifikuar të patentës.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton vazhdimi?

15 € në procedurë të rregullt; 50 € më shumë në procedurë urgjente (MPB).

Patenta më ka skaduar dhe e kam humbur. Çka më duhet?

Raporti i policisë, letërnjoftimi dhe certifikata mjekësore.

Burimet