Çka duhet për patentë: dokumentet për regjistrim, provim dhe lëshim
Përditësuar: tetor 2026
Dokumentet të duhen në tri momente: kur regjistrohesh në autoshkollë, kur paraqitesh në provim dhe kur e merr patentën. Mbaji gjithmonë origjinalet me vete.
Për regjistrim në autoshkollë
- Letërnjoftimi i vlefshëm
- Certifikata mjekësore për patentë shoferi
Për provim
Këto zakonisht i mbledh dhe i dorëzon autoshkolla për ty:
- Vërtetimi që ke përfunduar mësimet teorike
- Certifikata mjekësore
- Kopja e letërnjoftimit
- Certifikata e ndihmës së parë (Kryqi i Kuq)
Për marrjen e patentës
Aplikohet personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente (MPB):
- Letërnjoftimi i vlefshëm (ose leja e qëndrimit për të huajt)
- Certifikata mjekësore
- Vërtetimi i kalimit të provimit
- Pagesa: 15 € (urgjente: +50 €)
Aplikimi online
Disa shërbime për patentë ofrohen edhe online në portalin e patentë shoferit (eKosova). Për patentën e parë duhet të paraqitesh personalisht.
Pyetje të shpeshta
A mund ta marrë dikush tjetër patentën për mua?
Për patentën e parë jo: aplikimi bëhet personalisht. Për vazhdim ose zëvendësim mund të aplikojë edhe një person i autorizuar (MPB).
Kam letërnjoftim të skaduar. Çka bëj?
Rinovoje letërnjoftimin së pari: kërkohet letërnjoftim me afat të vlefshëm.